DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Gigi na tregon sa shumë është rritur vogëlushja Khai

Shpërndaje

Edhe pse një nënë e re Gigi Hadid vazhdon të jetë aktive në mediat e saj sociale ku poston foto me partnerin apo familjarë, por kur vjen fjala për të postuar fotografi të vogëlushes Khai , supermodelja është shumë e rezervuar.

Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit të kaluar, por Gigi dhe Zayn kanë vendosur të mos ia zbulojnë portretin në publik.

Megjithatë sot Gigi ka vendosur një foto të vajzës, nga ku arrijmë të dallojmë se sa shumë është rritur vogëlushja. “Vajza ime është rritur”-shkruan Gigi krah fotos.

Supermodeles iu deshën 4 muaj që të zbulonte emrin e vogëlushes së saj.

Gigi e zbuloi emrin unik të së voglës në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gigi dhe Zayn nuk kanë qenë kurrë më të lumtur sesa tanimë që janë bërë prindër. Sipas mediave amerikane ata tashmë kanë një qëllim të përbashkët dhe ndihen plotësisht të bashkuar.

Gigi na tregon sa shumë është rritur vogëlushja Khai 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *