DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Gili: Jam pjesëmarrëse e dy lufterave ballkanike,më ofruan azilin politik por zgjodha te kthehem në Prishtinë

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin “Prive.”

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta mbi jetën profesionale dhe personale të saj, ku ka treguar detaje interesante për fansat e saj.

Ndër të tjera, Gili tha se gjatë jetës i ka ndodhur të jetë pjesëmarrëse në dy luftëra, por që pavarësisht traumave, ajo e gjeti mënyrën për të tejkaluar vështirësit dhe për të vazhduar me buzëqeshje ta shtyjë përpara pasionin e saj për muzikën.

“Me të dy fëmijët e mi kam përjetuar dy luftat ballkanike. Me Robertin kur ka qenë i vogël, vetëm nëntë muajsh e kam përjetuar luftën e Sarajevës, ndërsa me Redonin gjatë shtatzënisë edhe procesi i lindjes së tij ka ndodhur në Luftën e Kosovës. Domethënë jam pjesëmarrëse e dy luftave, edhe kush kish thënë? Ne sot këngëtarët kosovarë jemi plot energji edhe jemi shumë të fortë nuk dorezohemi asnjëherë, bëhemi sikur nuk kemi përjetuar”, ka thënë Gili.

Kengetarja emri i vërtetë i të cilës është Fevzie Konushevci-Berani tregoi një detaj shumë interesant nga periudha e luftës së fundit në Kosovë, kur ajo kishte qenë përfituese e azilit në shtetin francez.

Pavarësisht kushteve që i ofroi Franca, interpretuesja e shume hiteve tha se u kthye me gjithë dëshirën dhe vullnetin e saj në Kosovë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *