Gjirokastra feston, 15 vjet pjesë e UNESCO-s
Shpërndaje

Gjirokastra ka shënuar sot 15-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë̈ Botërore të UNESCO-s.
Në kuadër të kësaj dite, në qytetin e gurtë u organizuan një sërë aktivitetesh që kishin në fokus historinë, traditën dhe kulturën gjirokastrite të përcjellë ndër breza.
Aktivitetet kulturore u çelën ditën e djeshme me zhvillimin e konferencës shkencore “Gjirokastra si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” në shtëpinë e Zekatëve dhe do të vijojnë dhe ditët në vazhdim sipas programit 5 ditor ku përfshihen veprimtari kulturore si ekspozita me foto, panaire artizanati e kulinarie, koncerte, film dokumentar dhe mbrëmje polifonike.