DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Gjysmëfinalja e dytë/ Eurovision- i me dy garues shqiptarë

Shpërndaje

Eurovision, kontesti që synon të bashkojë Evropën nëpërmjet këngës e muzikës  po vazhdon traditën e vet 65-vjeçare. Pas natës së parë gjysëmfinale ku u kualifikuan dhjetë shtete drejt finales së madhe (Azerbajxhani, Belgjika, Qiproja, Izraeli, Lituania, Malta, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Ukraina), sot pritet të zhvillohet gjysëmfinalja e dytë.

Me një performim të reperit amerikan Flo Rida, në këtë eveniment do të marrin pjesë 17 vende, përfshirë këtu edhe përfaqësuesen e Shqipërisë, Anxhela Peristeri.

Anxhela nuk do të jetë e vetmja shqiptare në këtë kompeticion. Edhe këngëtari me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur edhe si Gjon’s Tears, do të jetë përfaqësuesi i Zvicrës me këngën “Tout l’Univers” të kënduar në frëngjisht

Tema e sivjetme e garës së “Eurovisionit” është “Open up”. Ajo, në të vërtetë, qe zgjedhur para se pandemia të paralizonte jetën publike gjithandej rruzullit, por tani përkon edhe më shumë sidomos kur Evropa po përpiqet të ringrihet pas pandemisë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *