Grimeri i Beyonce tregon se si të realizoni grimin i cili duket bukur me maskat mbrojtëse
Shpërndaje

Vendosja e maskave ka qenë normalitet i ri për ne, muajt e fundit, edhe pse ju duhet të mbuloni fytyrën tuaj, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të krijoni një grim të bukur.
Grimeri i Beyonce, Sir John, zbuloi pamjen e mrekullueshme që mund të bëni në shtëpi për të siguruar që të dukeni përrallore këtë verë.
Sir John u shpreh se tani është koha më e mirë për “grim të lehtë dhe reflektues”.
Ai ndau disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni për të marrë një shkëlqim të mrekullueshëm
-
Së pari, përdorni fshehës nën sy, për t’u siguruar që sytë tuaj të duken bukur.
-
Pastaj, argëtohu me ngjyra. Sidomos gjatë verës, luani sa më shumë me penel me ngjyra.
-
Përfundoni me rimelin e duhur, i cili bën qerpikët tuaj të duken bukur
Si përfundim, nëse keni një takim përmes videokonferences,ndjehuni të lirë të bëni grimin tuaj të preferuar.