DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Grupi legjendar ABBA do të publikojnë pesë këngë të reja gjatë 2021-it

Shpërndaje

Përpara se bota të përjetonte pandeminë e koronavirusit, grupi i njohur legjendar ABBA kishin deklaruar se do të bashkoheshin për të sjellë disa këngë të reja gjatë verës 2020. Por së fundmi ‘’The Indipendent’’ ka shkruar se ky ribashkim do të shtyhet për në vitin 2021.

Si arsye kryesore e shtyrjes së bashkimit të sërish është përmendur kriza e krijuar si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit.

“Grupi i ka incizuar pesë këngë të reja, të cilat është dashur të publikoheshin para fundit të vitit 2020. Megjithatë, për shkak të problemeve teknike, por edhe pandemisë së koronavirusit, publikimi i materialeve të reja duhet të presë deri në vitin 2021”, ka deklaruar anëtari i grupit, Bjorn Ulvaeus.

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *