Habit aktori Christopher Walken : Nuk kam përdorur kurrë një kompjuter ose celular
Shpërndaje

Ndërsa ka dhënë një intervistë ekskluzive për “The Late Show With Stephen Colbert”, aktori i njohur Christopher Walken, ka habitur publikun me një deklaratë të tij.
Aktori rrëfeu se s’kishte pasur kurrë kompjuter ose telefon dhe se nuk e pëlqente teknologjinë.
“Dikush erdhi dhe e vendosi këtë (duke iu referuar lidhjes që po realizohej me platformën skype) sepse nuk kam një celular ose kompjuter”, tha Walken.
Aktori 77-vjeçar u shpreh se asnjëherë nuk i ishte dashur të përdorte këto mjete teknologjike dhe të vetmet raste kur merrte një telefon, ishte kur kishte ndonjë rol dhe telefoni i duhej për të komunikuar me njerëzit. Aktori shtoi se ai s’ka dërguar kurrë një mesazh apo një email.