DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Habit kryetari i sapozgjedhur i Nju Jorkut: Dua të paguhem me bitcoin

Shpërndaje

Eric Adams, kryetar i ri, i sapozgjedhur i qytetit të Nju Jorkut, tha se dëshiron që tre çeqet e para të pagesës t’i marrë në bitcoin.

Adams i cili pritet të marr detyrën në janar tha në Twitter se dëshiron ta bëjë Nju Jorkun “qendër të industrisë së kriptomonedhave”.

“Në Nju Jork, ne gjithmonë bëjmë hapa të mëdhenj, kështu që unë do t’i marr tre çeqet e para të pagës në bitcoin, kur të bëhem kryetar”, shkroi Adams në postimin e tij.

Vlera e bitcoin-it, kriptomonedhës më të madhe në botë, ka qenë shumë e paqëndrueshme prej se është krijuar në vitin 2009.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *