DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Hajdutët bastisin shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë

Shpërndaje

Policia bën me dije për Gazeta Si, se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë.

Burimet thanë se denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës.

Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës. Burimet policore pranë komisariatit numër 1 në Tiranë treguan se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, megjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve.

Ndërsa nga inventari i kryer në banesën e Vaçe Zelës, motra e saj thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara. Vaçe Zela u nda  nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *