DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Halloween Party? Make-up i duhur për ditën më të ‘’frikshme’’ të vitit

Shpërndaje

Halloween është një nga festa më të vjetra në botë, që daton nga kohët pagane. Kjo datë celebrohet nga shumë njerëz në shumë vende të botës  si kurrë më parë. Hallween është festa e fantazisë, nata kur kreativiteti merr krahë për të “shpikur” mënyra dhe maskime nga më të çuditshmet. Një shndërrim i plotë nuk mund të realizohet pa make up-in e duhur. 

Make- up artist-i, Artur Muça rrëfen për revistën “Star People”, përvojën e tij për realizimin e maskave të vampirëve, fantazmave, djajve etj. 

Artur, si realizohet një maskim i besueshëm dhe për t’u patur zili? 

Nata e 31 tetorit është një ditë ku fantazia jonë shkon përtej normales, pra zhytet në botën e errët të ferrit, të njerëzve paranormale, shtrigave etj. Të gjithë këto personazhe të frikshëm të frymëzojnë për të realizuar një maskim sa më të përsosur, të pastër dhe elegant. Duket disi e çuditshme teksa them i pastër dhe elegant pasi vetë festa duket e pistë, e zhurmshme me elementë të frikshëm të botës së ferrit, por nëse nuk realizohet një make- up i tillë, nata juaj kalon në vulgaritet. Gjithashtu edhe veshja duhet të jetë në sintoni me maskën që është realizuar në fytyrë apo trup. 

Sipas mendimit tuaj, me kë personazh mund të kemi sukses për Halloween?

Në fakt, kjo ditë nuk ka një recetë të shkruar. Imagjinata mund të penetrojë në çdo skutë të errësirës, pra mund të shkojmë tek bota hollywood-iane e filmave horror. Zgjedhja është e lirë, mund të jesh një vrasës serial, mund të bëhesh një zombi, një shtrigë në agoni, por nga ana tjetër mund të jesh edhe një engjëll i brishtë, i kapur mat nga demonët. Pra gjithsecili e vendos vetë për personazhin djallëzor, mund të jetë i frikshëm, por edhe i këndshëm e sensual. Kjo natë pranon gjithçka, por theksoj që nuk duhet të kaloj në vulgaritet. Vërtet gjithsecili që zgjedh ta festojë këtë ditë është një klloun, por duhet të jetë sa më i rafinuar në zgjedhjen e vet. 

Halloween Party? Make-up i duhur për ditën më të ‘’frikshme’’ të vitit 1Çfarë kërkojnë më tepër klientët tuaj? 

Kërkesat janë nga më të çuditshmet, por të gjithë kanë një qëllim kryesor: të jenë sa më të frikshëm. Shtriga, mumje, vampirë, skelete e mostra nga të gjitha llojet, janë kryefjalë e natës së Halloween. Kohët e fundit, po frymëzohemi edhe nga Snapchat, e cila çdo ditë ofron karaktere nga më të ndryshmet. 

Po ata që nuk duan të shkojnë tek një artist make – up mund të realizojnë vetë një grim të tillë? 

Janë të shumta propozimet glamur dhe shumë origjinale tek të cilat mund të frymëzohemi dhe mund të jenë të thjeshta për t’u bërë edhe në kushtet e shtëpisë. Këto karaktere janë të thjeshta për t’u realizuar, si p.sh sy dhe mustaqe maceje, gjak i rrjedhur tek pjesa e buzëve, apo mollëza shumë të theksuara etj. Këto janë disa teknika të thjeshta që mund t’i realizoni edhe vetë në kushte shtëpie. 

A mund të na jepni disa ide për truke? Cilët janë tendencë këtë vit? 

Kafka mund të bëhet një frymëzim i shkëlqyeshëm, veçanërisht nëse plotësohet me tone shkëlqyese. Krahas variantit klasik bardh e zi, për një pasur një pamje sensuale të skeletit të Halloween, mund të përdoren ngjyrat si vjollcë apo ato pastel.  

Buzët janë një element i domosdoshëm. Për një make-up të frikshëm, por edhe femëror për Halloween, këshilloj të bëhet vetëm gjysma e fytyrës.  Gjysma tjetër, të paraqesë një përbërje tërheqëse me sytë “smokey”. Kulti i filmave horror dhe një make-up për klloun “Halloween” mund të jetë në të njëjtën kohë i lehtë, i errët, por i përshtatshëm për fytyrën e femrës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *