Hani shëndetshëm dhe humbisni në peshë me dietën nordike
Shpërndaje

Shkencëtarët në Universitetin e Kopenhagenit kanë kërkuar këshilla për menutë dhe receta nga restorantet më të mira në botë, derisa kanë krijuar të ashtuquajturën dietën nordike.
Dieta nordike sugjeron mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit dhe që do ju bëjë të humbisni në peshë.
Kjo dietë njihet në të gjithë botën si një armë e fuqishme për parandalimin e sëmundjeve të rënda të zemrës, si dhe për reduktimin e inflamacionit kronik.
Dieta nordike ka të bëjë me konsumimin e ushqimeve të shëndetshme si: drithërat, zarzavatet, prodhimet e detit, kosumimi jo i tepruar i mishit dhe përdorimi i vajit extravirgin.
Dieta nordike ka si bazë të sajën konsumin e shumë frutave dhe perimeve.
Dieta tipike nordikie:
-Mëngjesi me tërshërë dhe qumësht, fruta dhe arra
-Dreka me një sallatë me bazë salmoni dhe shumë perime
-Darka me pulë të pjekur në furrë dhe patate të ziera;
Mesvaktet mund të përbëhen nga kosi me fruta ose një fetë bukë të lyer me gjalp bajamesh.