DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Harroni shpesh? Koha për t’iu kushtuar vëmendje këtyre 5 këshillave

Shpërndaje

Nëse keni vënë re se kohët e fundit i harroni shumë shpesh emrat e vendeve apo njerëzve që takoni, është momenti që të reflektoni mbi atë duhet të bëni sot për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.

Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’u përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore. Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse. Këto janë 5 këshillat bazë që studiuesit sugjerojnë të bëni :

Socializohuni me të tjerët

Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.

Qëndroni fizikisht aktivë

Përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.

Hani shëndetshëm

Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.

Mendoni pozitivisht

Nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura –që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive.

Udhëtoni

Udhëtimi përfshin një shumëllojshmëri ekperiencash dhe aktivitetesh. Të gjitha këto aktivitete mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *