DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Heshtje nga Pallati i Buckingham. Ç’po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës Elisabeth?

Shpërndaje

Pas lajmërimit se Mbretëresha Elisabeth anulloi vizitën në Skoci dhe shtrimin një ditor në spital, mediat kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me shëndetin e monarkes britanike 95-vjeçare.

Tejet të pakta  janë informacionet që Pallati i Buckingham jep në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës. Fakti që ajo së fundmi u fotografua në publik duke ecur me shkop i shton edhe më tej dyshimet mbi seriozitetin e gjendjes së saj shëndetësore dhe transparencën mbi të.

Pas një rekomandimi që asaj t’i jepet pushim, Mbretëresha do të kryejë detyra të lehta në Kështjellën Windsor. Madhëria e saj vendosi me keqardhje të mos shkojë në Glasgow për të marrë pjesë në pritjen e COP26 të hënën, 1 nëntor,” tha pallati, disa ditë pasi Elizabeth duhej të shtrohej në spital gjatë natës.

Mbretëresha Elizabeth, e cila vitin e ardhshëm do të festojë 70- vjetorin e saj në fron, do t’ju drejtohet delegatëve në Konferencën e Klimës në Glasgow të hënën, përmes një mesazhi të regjistruar, sipas pallatit.

Në konferencë do të marrin pjesë trashëgimtari i fronit britanik, Princi Charles dhe djali i tij i madh, Princi William .

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *