DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids Talents

Historia e Rubik’s Cube

Shpërndaje

Nga ILIR TAÇI

Ekzistojne shume pasione dhe hobi  te ndryshme ne ditet e sotme. Hobit dhe lojerat e inteligjences ne koherat moderne qe jetojme  jane te lidhura me teknologjine,por asnjera deri me sot nuk ka arritur te sfidoje dhe te zbehe perdorimin masiv te Rubik’s Cube.

Ne kete artikull ne do shpjegojme shkurtimisht historine e krijimit te Rubik’s Cube dhe shperndarjen dhe perdorimin masiv ne te gjithe boten nga femijet dhe te rriturit gjithashtu.

Historia e Rubik’s Cube 1

Rubik’s Cube u krijua ne vitin 1974 nga Erno Rubik nga I cili mori dhe emrin. Erno Rubik eshte nje shkencetar Hungarez ,arkitekt dhe professor arkitekture. Pas shume perpjekjesh dhe versionesh me ne fund Erno Rubik krijoi versionin e pare te Rubik’s Cube prej druri me permasa 3×3.

Me keto permasa gjithsesi Rubik’s Cube ishte shume I madh dhe jo I kollajshem per tu perdoprur nga te gjithe, keshtu qe shkencetari vazhdoi punen per permiresimin e tij ne menyre qe te ishte me I lehte per tu perdorur nga te gjitha moshat.

Me permiresimet e bera ne vitin 1975 Erno Rubik mori patenten “Kubi magjik” dhe per 5 vjet kubi u njoh me kete emer deri ne momentin qe perfundimisht mori emrin e shkencetarit qe e shpiku Rubiks’Cube ashtu sic vazhdon te njihet dhe ne ditet e sotme.

Historia e Rubik’s Cube 2Fillimisht kubi u shpernda ne dyqanet e lodrave ne Budapest dhe pati nje sukses te menjehershem.

Suksesi dhe shperndarja ne gjithe boten erdhen vite me pas, shkaku kryesor ishte  perdja e hekurt e regjimit komunist  qe ndante ate kohe vendet perendimore nga ato lindore qe ishin nen regjimin komunist .

Pas perpjekjeve te shumta dhe marrjes se 4 patentave nderkombetare per njohjen dhe shperndarjen, me ne fund pas gati 6 vjetesh Rubik’S Cube u shpernda dhe u be I njohur ne pothuajse gjithe boten.

Ne tre vitet e para te njohjes se kubit nderkombetarisht u shiten pothuajse 100 milion cope. Gjithashtu u krijuan konkurse kombetare dhe nderkombetare me nje numer te konsiderueshem pjesemarresish dhe fituesi ishte ai qe arrinte ta bente kubin ne kohen me te shpejte.

Tashme ekziston kampionati Boteror dhe kampionati Europian I Rubik’s Cube dhe pervec sfides me njeri – tjetrin tashme keto kompeticione jane kthyer edhe ne evente ku krijohen shume miqesi dhe te gjithe kalojne kohe te bukur bashke.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *