DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Showbiz

Historitë e pathëna të Madonna-s/ Filmi autobiografik që do të flas për jetën dhe karrierën e divës së muzikës

Shpërndaje

Ylli i muzikës Madonna do të sjellë në një film autobiografik  jetën dhe karrierën e saj më shumë se 40-vjeçare, si diva ‘on top’ e industrisë së muzikës.

“Unë dua të flas në lidhje me këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, ku më ka çuar jeta si një artiste, muzikante, kërcimtare dhe qenie njerëzore, në një përpjekje për të gjetur rrugën time në këtë botë”, – shkroi ylli i muzikës në mediat sociale.

“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më bën të vazhdoj përpara dhe arti më mban gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe kush më mirë se unë mund t’i tregojë ato?”, shtoi mbretëresha e muzikës pop, e cila në këtë film autobiografik do të vijë si bashkautorë dhe regjisore.

Pas hyrjes në industrinë e muzikës në fillim të viteve 1980 , Madonna do të fitonte shpejt reputacionin si mbretëresha e popit, duke u ngjitur në krye të klasifikimeve me këngë, si “Like a Virgin”, “True Blue” dhe “Like a Prayer” dhe njëkohësisht duke thyer tabu.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *