DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Inspiration

“Historite tona jane ato qe na tregojne rrugen qe duhet te ndjekim”/ Dokumentari i Michelle Obames ku gjen veten secili prej nesh.

Shpërndaje

Ne mesin e ketyre diteve qe shoqerohen me ankthin e nje karantine qe duket se nuk do te mbaroje, nje sinjal pozitiv,apo nje lajm per fillimin e nje projekti te ri eshte ajo qe te gjithe mirepresin.

Dhe ja, Michelle Obama ashtu sic vetem Ajo di te surprizoje dhe te shperndaje gezim e miresi,vjen me me nje projekt te ri. E atehere sikur i terheq pas ato re gri qe rendojne mendjet e shume prej nesh keto dite te veshtira karantine,sepse ne ditet qe po jetojme asnjehere nuk jemi te sigurt se ato fjale qe na nevojiten me se shumti,mund te na vijne nga personat qe ndjekim ne instagram,mund te  na vijne nga miqte tane apo nga  ata persona qe duket se ndajme te njejtin humor e mendime.

Dhe Zonja Obama eshte nga ato persona qe deperton me mijera kilometra distance ne shtepite e secilit prej nesh.Ndodhi kur na prezantoi me jeten ne karantine te familjes Obama,duke na dhene edhe ndonje keshille te vlefshme por gjithashtu edhe kur lancoi projektin e saj me te fundit ne Youtube per tu ardhur ne ndihme prinderve dhe femijeve  ne karantine.Michelle deperton ne familjet e gjithsecilit prej nesh si nena,si tezja,si mikesha qe duam ti marrim nje mendim keto dite kur ndonjehere duket se dhe mendimet mbarojne.

Lajmi i mire qe na vjen kete here nga  mikesha e gjithsecilit prej nesh Michelle Obama eshte se ne 6 Maj do te kemi mundesine ta shikojme ne Netflix me nje dokumentar mbi turin e mbajtur per prezantimin e librit te saj “Becoming”.

“Historite tona jane ato qe na tregojne rrugen qe duhet te ndjekim”/ Dokumentari i Michelle Obames ku gjen veten secili prej nesh. 1

Dhe per lancimin e ketij projekti ka bere nje postim ashtu sic vetem Ajo di ti beje, plot dashuri e miresi.

“Ndjehem e emocionuar dhe entuziaste t’ju bej me dije qe me 6 Maj Netflix do te publikoje “Becoming”,shkruan Michelle ne rrjetin e saj social Instagram,nje film dokumentar drejtuar nga Nadia Hallgren qe tregon jeten time dhe eksperiencat qe perjetova gjate turit te prezantimit te librit tim biografik.” Gjate gjithe atyre muajve te prezantimit te librit neper bote u krijuan lidhje dhe takime te reja,pati diskutime te gjata mbi tema te tilla si kerkimi i identitetit autentik personal.(Teme kjo e cila i perket gjithsecilit prej nesh).”Ato muaj qe kalova duke udhetuar e duke kontaktuar me persona nga gjithe bota, me kane krjiuar nje ide te qarte se ajo qe kemi te perbashket eshte e thelle,reale dhe nuk vihet ne diskutim.” Shprehet Michelle. Flet per te gjithe ata persona te pothuajse te te gjitha moshave qe iu bashkangjiten per te  ndare se bashku eksperiencat e tyre te jetes.

“Kemi ndare bashke histori,momente te mbushura me humor dhe gezim,shqetesime dhe endrra.Kemi diskutuar mbi te shkuaren duke imagjinuar nje te ardhme me te mire.

Tani , nepermjet dokumentarit, – kete udhetim me te  dhe brenda nesh – do te kemi mundesine ta shikojme ne Netflix ulur neper divanet tone.

Pervecse lancimit te ketij projekti te ri (qe nuk eshte i vetmi mbi te cilin po punon),Michelle u shpreh gjithashtu edhe lidhur me situaten emergjente  qe po jetojme te gjithe keto kohe duke uruar qe ‘Becoming” te ndihmoje qe njerezit te mos ndihen vetem.

“Ashtu si shume prej jush e dine, me pelqen shume ti perqafoj njerezit, gjithe jeten time perqafimin e kam konsideruar si nje gjest shume natyral dhe qe bashkon njerezit dhe si menyren me natyrale per te thene; “Jam ketu per ty”. Dhe kjo eshte pjesa me e veshtire e ketij realiteti te ri qe po jetojme: gjerat qe pak kohe me pare na dukeshin shume te thjeshta – te takonim nje mik,te rrinim prane dikujt qe nuk ndihet mire,te perqafonim te afermit tane – tani nuk jane me kaq te thjeshta. Por une jam ketu per ju dhe jam shume e sigurt qe ju gjithashtu  jeni aty per njeri – tjetrin. Pavaresisht karantines dhe distancimit social “edhe ne kohe te veshtira, historite tona ndihmojne te tregojme dhe lartesojme  vlerat tona si dhe te perforcojme lidhjet tona.Ndarja se bashku e ketyre historive qe na perkasin na ndihmon te kemi me te lehte te kuptojme rrugen qe duhet te ndjekim.”

https://youtu.be/zqVUafhQ4xc

Burimi : ELLE ITALIA

Pershtati : REVISTA STARPEOPLE

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *