‘’Hot Blood”, seriali shqiptar që synon NETFLIX-in
Shpërndaje

“Hot Blood” është seriali më i ri i prodhuar nga një kompani filmike në Kosovë ‘’Ask Jack movie co.’’
dhe që synon tregun ndërkombëtar, veçanërisht Netflix-in. Seriali me regji nga jack Tahiri vë në qendër të vëmendjes një djalë të ri, Trimin, i cili papritur gjendet mes një ngjarjeje pa fajin e tij, e ku ai vepron për të mbrojtur moralin dhe nderin e tij.
Me kalimin e kohës dhe gjatë meditimit ai fillon t’i hedhë dritë komplet ngjarjes dhe pas daljes nga burgu, udhëton ne kërkim të të vërtetës duke u përpjekur ta verë vetë drejtësinë në vend.
Sipas producentëve, ky është një serial me plote mistere dhe sfida për Trimin i cili në përpjekjen e tij për të vënë drejtësi , herë është brenda kornizës së ligjit dhe herë të tjera jashtë saj.