DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’House of Gucci’’ / Rrëfehet Lady Gaga: Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë

Shpërndaje

Filmi  “House of Gucci”, po pritet me kërshëri në të gjithë botën. Projekti kinematografik i cili sjell një portretizim të jetës së dinastisë së famshme familjare, tregon shkëlqimin dhe rënien e Patrizia Reggiani-t (bashkëshortja e Gucci-t), e cila u dënua për komplotin e vrasjes së tij.

Manjati i modës italiane dhe botërore u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, vrasje për të cilën ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg si organizatorja e komplotit.

Filmi sjell jetën e ‘’Zotit dhe Zonjës Gucci’’, një përditshmëri  e vrullshme dhe me dinamika; ku përzihen vrasjet, intrigat, komplotet, dashuria, fama , paraja , dinakria dhe magjepsja.

Lady Gaga e cila luan në rolin protagonist si Patrizia Reggiani, në një intervistë për ‘’VOGUE’’ ka rrëfyer se ka përjetuar disa vështirësi psikologjike gjatë xhirimeve të tij, duke zbuluar se ka patur edhe momente që ka hasur sulme paniku.

‘’House of Gucci’’ / Rrëfehet Lady Gaga: Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë 1“Kam pasur disa vështirësi psikologjike gjatë përfundimit të filmit. Unë jetoja dhe flisja si Reggiani në dhomën time të hotelit. Unë jetoja dhe flisja si ajo në xhirime. Mbaj mend që një ditë shkova për shëtitje në Itali me një kapele. Kisha rreth dy muaj që nuk ecja fare dhe më zinte paniku. Mendova se isha në xhirimet e filmit. Kam tre vjet që kam filluar të punoj për rolin. Unë do të jem e sinqertë dhe transparente. Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë. Kam folur me theks për nëntë muaj. Nuk e kam ndalur kurrë këtë gjë edhe kur kamerat janë fikur”, u shpreh këngëtarja. ‘’House of Gucci’’ do të publikohet më 24 nëntor.

‘’House of Gucci’’ / Rrëfehet Lady Gaga: Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *