DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Talent Talents

“Dashuri në kohë Koronavirusi“

Shpërndaje

“Dashuri në kohë Koronavirusi“ vjen si libri i parë i kësaj periudhe të trishtë të pandemisë

globale, që jo rrallë herë, është konsideruar si “Lufta e Tretë Botërore”.

U shkrua nga autorja Ambra Hysa, e cila ka lindur në prill të 1995 në qytetin e Shkodrës, një e re e pasionuar pas artit, letërsisë dhe psikologjisë.

U cilësua si tronditës, i dhimbshëm, po aq sa edhe artistik.

"Dashuri në kohë Koronavirusi“ 1“Dashuri ne kohë Koronavirusi” është botimi i dytë për autoren, bazuar dhe frymëzuar plotësisht në histori të vërtetë.

Në këtë dramë me përmasa tragjike, ajo shfaqet si  ‘‘dëshmitare okulare’’, vijëzon me lot copëza jete të viktimave të pafajshme, bën homazh dhe nderim të thellë për mjekët ”Gardianët e Jetës”, bëhet “zemra dhe dora e  ngrohtë mbi plagë”, dhuron lule për fitimtarët!

U shkrua, në mes të ‘’luftës’’, dhimbjes, frikës nga e panjohura dhe humnerës shpirtërore e cila la gjurmë dhe ndryshoi përgjithmonë, mënyrën e jetës së njerëzimit.

Duke zbuluar edhe një herë, se Dashuria do të na shërojë dhe se, në të gjitha kohërat, vetëm ajo është përgjigja.

Librin mund ta gjeni në të gjitha libraritë e Tiranës, mund ta porosisni gjithashtu në platformën Bukinist.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *