DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

I pazëvendësueshmi  Andrea Bocelli…!

Shpërndaje

Andrea Bocelli lindi ne shtator të vitit 1958 në Lajatico, një fshat në rajonin e Toskanës.

Në moshën 6-vjeçare nisi të studiojë pianon. Pak vite më pas filloi të marrë mësime për flaut dhe saksofon. Pas ushtrimeve të pianos, ai i kushtonte shumë kohë edhe kantos. Mësuesit, por edhe prindërit dalluan qartë se ai fëmijë kishte lindur PËR TË KËNDUAR.

Edhe pse në mënyrë krejt të habitshme ai u diplomua për jurisprudencë, pasioni dhe ëndrra e tij për muzikën, sidomos atë lirike, vazhdoi dhe bashkëjetoi me të përgjatë gjithë viteve të universitetit.

Mësimet e para për tenor Bocelli i mori nga një nga ekspertët e kësaj fushe, Franko Koreli. Jeta prej tenori nuk kishte shumë të ardhura materiale kështu edhe Andrea si shumë të tjerë, filloi të këndonte nëpër klube nate.

Gjate kësaj kohe u njoh me Erikën, e cila do të behej gruaja e tij më vonë, nga martesa me të cilën ai do të bëhej baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm. Zyrtarisht karriera e Bocelli-t do të  fillonte në vitin 1992. Zucchero po zhvillonte një audicion për “Miserere”, një projekt i Luciano Pavarottit. Fituesi do të kishte mundësinë të punonte me tenorin e madh. Ishte pikërisht Pavaroti që zgjodhi zërin e Andreas kur po dëgjonte regjistrimet.

Një vit më pas Bocelli nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist me shtëpinë diskografike “Sugar” e cila ishte në pronësi të Katerina Kazelit. Ishte pikërisht kjo e fundit që e bindi të merrte pjesë në Festivalin e Sanremos ku fitoi vendin e parë në kategorinë për të rinj.

Si fitues Bocelli kishte të drejtën të merrte pjese në Festivalin e Sanremos të një viti me pas. Andrea konkuroi me “Il mare calmo della sera” , një këngë që në përfundim të festivalit do të vazhdonte të shiste shumë disqe. Në gusht të 1994 publikoi albumin e tij të parë që mbante titullin e këngës që e bëri të famshëm. Shitjet e shumta bënë që Bocelli të fitonte për herë të parë diskun e platinit. Ne 1995 mori pjese serish në Sanremo, këtë herë me “Con te partirò”, kënga qe me suksesin e jashtezakonshem beri të vlerësohej serish me diskun e artë.

Po atë vit nisi turneun e tij të parë “Night of the Proms”. Kënga “Con te partirò” dhe versioni i saj anglisht “Time to say goodbye”, shënuan një tjetër rekord për sa i përket shitjeve nëpër Evropë. Në Francë këto këngë qëndruan në krye te renditjeve për shumë javë duke u vlerësuar me diskun e artë dhe atë të platinit ndërsa në Belgjikë u cilësuan si një nga sukseset më të mëdha të paktën të 30 viteve të fundit. Albumi “Bocelli” u vlerësua me 10 disqe të artë ( nga të cilat 4 në Gjermani ku shiti mbi 2 milionë kopje, 4 në Hollandë dhe 2 në Itali.)

Kur dukej se kishte arritur kulmin, Andrea publikoi albumin e tij të tretë me titull “Romanza”. Gjatë vitit 1996 ky album theu çdo rekord muzikor në Itali. Vetëm 6 javë pas hedhjes ne treg ky album ishte vlerësuar me diskun e artë në të gjitha shtetet ku ishte publikuar. Kritika botërore e krahasonte Bocelli-n me të madhin Enrico Caruzo.

Kontributi i Bocelli-t për muzikën lirike italiane përfaqësohet vetëm nga albumi “Viaggio Italiano” i publikuar në vitin 1995. Megjithatë ai ka interpretuar në disa prej skenave më të famshme të botës në opera nga më të ndryshmet.

Pas shumë disqesh, koncertesh dhe turnesh më në fund Andrea realizoi ëndrrën e tij për të interpretuar në operën e Puçinit “Tosca”. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm! Opera u përsërit me të njëjtin sukses në Angli, Francë, Gjermani, Spanjë dhe ShBA. Suksesi i albumeve ka treguar se Bocelli është dhe do të mbetet një nga zërat italianë më të pëlqyer të të gjitha kohërave.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *