DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

I publikuan letrën sekrete, Megan Markle fiton betejën ligjore me mediat britanike

Shpërndaje

Meghan Markle ka fituar betejën ligjore me “Mail on Sunday” dhe ‘”Mail Online” të cilat publikuan një pjesë të letrës që ajo i kishte dërguar babait të saj në gusht të vitit 2018.

Sipas disa raportimeve, Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mërkurën se Dukesha e Sussexit zotëron të drejtën e vetme të letrës që i shkroi babait të saj, Thomas Markle, pak muaj para martesës së saj me Princin Harry.

Meghan ngriti padinë e saj kundër “Mail on Sunday” për 5 artikuj nga shkurti i 2019-s. Këta artikuj përfshinin disa pjesë të një letre që Markle i dërgoi babait të saj, pasi ai nuk mori pjesë në dasmën e saj me Princin Harry, që u mbajt në maj të vitit 2018.

Kjo nuk ishte hera e parë që Megan është përballur në gjykatë për shkeljen e privatësisë. Ajo gjithashtu u përplas në gjykatë edhe me mediat që publikuan një foto të paautorizuar të Archie të fotografuar në oborrin e shtëpisë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *