Ilva Tare prezanton detyrën e re në Uashington
Shpërndaje

Ish-gazetarja Ilva Tare pas 25 vitesh në median shqiptare, ajo u shpërngul në Uashington ku dhe njofton se ka marrë një detyrë të re.
Ilva thotë se prej 1 prillit jo vetëm që jeton në anën tjetër të Atlantikut, por ka filluar punë dhe në Këshillin e Atlantikut, Qendra për Europën.
Referuar një postimi në Twitter, gazetarja tregon se i është bashkuar ekipit në Uashington dhe do të sjellë disa seri për Ballkanin.
“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Evropës”, shkruan Tare.
Edhe vetë faqja zyrtare për njoftimet e Këshillit të Atlantikut ka shpërndarë lajmin për Ilva Taren, shkruan newsbomb.al. Qendra për Europën i uron mirëseardhjen dhe jep një informacion të shkurtër për karrierën e saj.
Burimi: www.voxnews.al