Incidenti ajror në aeroportin ‘’Hawthorne’’ , aktori Harrison Ford nën hetim
Shpërndaje

Aktori i mirënjohur, Harrison Ford është vënë nën hetim , pas një incidenti ajror të ndodhur të premten e kaluar në pistën e aeroportit ”Hawthorne”.
Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA) ka thënë për mediat se aktori i njohur po pilotonte një aeroplan, i cili kur po ecte në pistë, kishte penguar uljen e një avioni tjetër.
Sipas saj, avionët iu afruan njëri-tjetrit në një distancë të rrezikshme, por fatmirësisht u shmang përplasja.
Kjo është hera e dytë që Ford përfshihet në një incident të kësaj natyre.