Incidenti sizmik live në televizion/ Ja si reagon kryeministrja e Zelandës së Re
Shpërndaje

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Arden, ishte duke dhënë një intervistë live në televizion, ndërsa një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter tronditi Zelandën e Re sot pak para orës lokale 08:00. Arden e ruajti qetësinë, duke mos lëvizur nga vendi dhe e vazhdoi bisedën e buzëqeshur.
“ Këtu po bie një tërmet”, i tha ajo moderatores së emisionit, që zhvillohej në Auckland, më në veri të ishullit. Sipas shërbimit për Mbikëqyrjen Sizmike “GeoNet”, ka pasur edhe 40 paslëkundje, por nuk janë raportuar dëme.