DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Infektohet me Covid-19, spikeri i njohur i ekraneve shqiptare

Shpërndaje

Spikeri i njohur i ekranit, Endri Xhafo, është infektuar nga virusi COVID-19. Lajmin e jep vetë gazetari, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB.

“Pozitiv me Covid-19 . Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!” shkruan Xhafo duke njoftuar kështu të afërmit dhe miqtë.

Kështu për të paktën 2 javë Xhafo do të mungojë në ekranin e ABC News, ku aktualisht është i punësuar.

Më herët edhe disa gazetarë të tjerë kanë njoftuar publikisht se janë prekur nga virusi.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *