Intervista që tronditi familjen mbretërore, Mbretëresha Elisabeth merr vendimin e rëndësishëm
Shpërndaje

Intervista e Meghan Markle dhe Harry për CBS tronditi monarkinë britanike. Deklaratat dhe rrëfimet e tyre për racizëm nuk kaluan pa u vënë re nga pallati mbretëror , i cili edhe në qëndrimin e tij zyrtar e nënvizuan këtë si një ndër shqetësimet më të rëndësishme.
Bashkëshortja e princit Harry foli për racizëm, për biseda të gjata që synonin të përcaktonin se çfarë ngjyre mund të kishte lëkura e vogël e djalit Archie.
Sipas ”Daily Mail”, Elizabeth II është e gatshme të punësojë një menaxher të diversitetit, i cili do të ishte përgjegjës për promovimin e politikave gjithëpërfshirëse.
Në marrëveshje me të gjithë familjen Windsor, ajo do të dëshironte të bënte më shumë për të drejtat e pakicave etnike dhe atyre të komunitetit LGBTQ.