Irina Shayk thyen heshtjen në lidhje me romancën e përfolur me Kanye West
Shpërndaje

Irina Shayk ka shkëlqyer në fotosesionin e ri për Highsnobiety’s të edicionit inaugurues të “Highstyle”, e cila me kopertinën e supermodeles do të bëjë debutim e parë.
Në fotosesioni e ri modelja e famshme ka mahnitur në një numër pozash provokuese, të cilat vërtetojnë edhe njëherë se pse ajo është ndër top modelet më të suksesshme prej afro më shumë se një dekade.
Në intervistën e bashkangjitur, Shayk rrëfen hapur dhe tregon për fëmijërinë në Rusi, amësinë dhe jetën e saj private, përfshirë ish-partnerin Bradley Cooper, dhe thashethemet e saj në lidhje me reperin, Kanye West.
Supermodelja hodhi poshtë pyetjet në lidhje me jetën e saj të dashurisë që nga ndarja e saj nga Cooper në qershor 2019, duke mohuar kësisoj të jetë edhe në një lidhje me West.