DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos dhuron 2,74 miliardë dollarë për bamirësi

Shpërndaje

MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, njoftoi dje një donacion prej 2,74 miliardë dollarë për 286 organizata, përfshirë shoqatat artistike dhe grupet që luftojnë kundër diskriminimit racor.

51 -vjecarja e cila zoteron 4% te aksioneve te gjigandit Amazon sipas Forbes ka nje pasuri prej 60 miliardë dollarësh dhe eshte angazhuar qe nje pjese te mire te saj ta dhuroje per bamiresi. 

Që prej vitit 2020 ish- bashkeshortja e njeriut me te pasur ne bote ka dhënë per bamirësi rreth 6 miliardë dollarë, duke e shperndare fondin per 500 shoqata dhe orgazita të ndryshme.

“Ne drejtohemi nga bindja e përulur se do të ishte më mirë që pasuria joproporcionale të mos përqendrohej në duart e pak vetave”, shtoi ajo duke theksuar se paratë mund të përdoren më mirë nga organizatat.

Pas ndarjes nga Bezos, MacKenzie Scott u martua pak kohe me pare me Dan Jewett, një mësues i shkencave në shkollën private Lakeside në Seattle (në veriperëndim të SHBA-së).

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *