DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Ishujt më romantikë në botë

Shpërndaje

Plazhe të mrekullueshme, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë, vende me bukuri të padiskutushme, me histori të së shkuarës dhe modernes, mes plazheve të hapur dhe të fshehur në këmbët e kodrinave. Një bekim nga Zoti me një natyrë të pasur dhe të rrallë, do ta përcaktonte çdo turist që do të shkelte për herë të parë në këto vende…dhe pastaj nuk do të ndalej më, do të vinte për herë të dytë, të tretë, të katërt dhe me radhë. Në këto kilometra vijë bregdetare ekziston një biodiversitet i pasur natyror dhe një botë nënujore që i ngjan një qyteti a një qytetërimi, sa i takon larmishmërisë së gjallesave detare. “Travel & Leisure” kryen çdo vit një anketim ku turistët vlerësojnë përvojat e tyre të udhëtimit nga e gjithë bota për të renditur vendet më të mira, më të qeta apo më mbresëlënëse. Këtë radhë ata kanë renditur këto 5 ishuj, si ishujt më romantikë në botë. Ndaj nëse po mendoni se ku ta kaloni muajin e mjaltit apo keni nevojë për pushime romantike me personin tuaj të zemrës, tani dini se ku të shkoni.

1.Ishujt e Jonit/ Zakynthos

Ky ishull është i treti për nga madhësia në ishujt e detit Jon, mbulon një zonë prej 410 kilometrash dhe bregdeti i tij është përafërsisht 123 km. Nuk është shumë i madh. Zakynthos mund të mbërrihet me avion, por udhëtimi me traget do t’ju lërë pa frymë. Ndërsa ju udhëtoni mbi ujë, një mori kënaqësish ju presin drejt ishullit. Nuk ka kurrë një moment monoton. Këtu ka shumë atraksione turistike, mrekulli natyrore madje edhe disa festa nate për ata që duan të dalin vonë.

Ky ishull në vetvete është në zemër të një rripi tepër aktiv vullkanik. Kjo nuk është diçka e mirë për banorët të cilët kanë parë tërmete katastrofike, por turistët kanë mundësi të shohin disa formacione fantastike gjeografike që ju mahnisin me madhështinë e tyre.

2.Ishulli i Karaibeve

Deti i Karaibeve, është një det i oqeanit Atlantik, gjendet në lindje të Amerikës qendrore dhe në juglindje të Gjirit të Meksikës. Shtrihet rreth 2.415 km nga lindja në perëndim dhe në gjysmën mesatare nga veriu në jug dhe mbulon një sipërfaqe prej 2.640.002 km2. Është një nga atraksionet më të bukura në botë, me një natyrë të pasur dhe ujë të kristaltë.

3.Palawan në Filipine

Parajsa e Filipineve, Palawan, bën pjesë ndër ishujt më të  mirë në botë, falë lagunave të fshehta, jetës oqeanike dhe resorteve luksoze. Barrierat koralore me rizofora sigurojnë jetesën e një popullate të madhe peshku. Ujërat e thellë blu nuk preken nga musonet që janë të zakonshme në Filipinet Perëndimore. Plazhi më i mirë në të është Plazhi i Bardhë, që shtrihet një rrip prej 2,5 km rërë të bardhë, që shpesh vlerësohet si më e buta në botë dhe që përshkruhet nga deti Sulu me tejdukshmërinë e tij.

4.Kapri, Itali

Sipas legjendës, Kapri ishte shtëpia e sirenave, të cilat tërhoqën marinarët me këngët e tyre, por që i dënuan ata të mbyten. Një nga ‘xhevahirët’ e ishullit, përveç shkëmbinjve të famshëm, është Grotta Azzurra, i cili arrihet vetëm me anije në disa momente të ditës, i njohur për efektet e tij fantastike të dritës.

5.Maldive

Në brigjet e Indisë shtrihet ishulli i bukur Maldive. Ajo përbëhet nga 1200 ishuj në total të formuar nga vullkanet dhe është një nga destinacionet më të preferuar në Azi.  Ishulli tërheqës dhe romantik i vendosur në Maldive, aty ku ka rërë të bardhë të pafund dhe ujëra termale, çka e bëjnë një destinacion fantastik për të udhëtuar. Stili i ishullit alla Robinson Kruzo i ka dhënë atij disa shtëpiza të vogla tërheqëse, të mobiluara në mënyrë luksoze dhe me tarraca private. Për të patur një relaks total, vizitorët kanë mundësi të shijojnë pishinat me ideoterapi, masazhe dhe trajtime të ndryshme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *