Italia fiton Eurovision 2021/ “Zitti e Buoni” kenga e vitit
Shpërndaje

Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Shteti fitues është Italia.
Në mesin e shumë përfaqësuesve, grupi Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor.
Ata u paraqitën me këngën “Zitti E Buoni”, ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.
Ne Eurovision ishin plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm që u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.