DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ivanka Trump fotografohet për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ambicia për një rikthim të mundshëm në politikë

Shpërndaje

Fotoreporterët arritën të fiksonin imazhin e Ivanka Trump ndërsa dilte për të fundit nga Shtëpia e Bardhë në rolin e Vajzës së Parë dhe këshilltares së ngushtë të babait të saj Donald Trump.

39-vjeçarja  u fotografua duke lënë shtëpinë e saj të martën në mëngjes dhe duke u futur në makinë pak orë para se Joe Biden të inaugurohet si President.

Ajo mbante veshur një pallto të zezë asimetrike të ‘Alexander McQueen’ në vlerë prej 4600 dollarësh.

Udhëtimi i mëngjesit të së martës në Shtëpinë e Bardhë ishte i fundit për Ivankën; kuptohet që ajo nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit sot (e mërkurë), pavarësisht se fillimisht kishte ndërmend të paraqitej.

Ivanka Trump fotografohet për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ambicia për një rikthim të mundshëm në politikë 1‘’DailyMail’’ zbuloi në fillim të këtij muaji se nëna e tre fëmijëve kishte shpresuar të shpëtonte karrierën e saj politike duke aspiruar të marrë pjesë në këtë ngjarje – megjithatë kuptohet që ajo që atëherë ndryshoi qëndrim pasi babai i saj nuk e miratoi këtë vendim të sajin.

Ivanka ende nuk ka zbuluar publikisht se çfarë ka në plan të bëjë pasi babai i saj pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë – edhe pse është spekuluar gjerësisht se ajo dhe burri i saj Jared Kushner synojnë të transferojnë familjen e tyre në Florida, pasi çifti thuhet se bleu një parcelë prej 31 milionë dollarësh në ‘Billionaire Bunker’ të Miamit.

Ivanka Trump fotografohet për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ambicia për një rikthim të mundshëm në politikë 2Blerja e tokës nga Ivanka dhe Jared ka nxitur thashetheme se ajo planifikon të kandidojë për Senatin Amerikan në Florida në vitin 2022 me shpresën e një rikthimi të bujshëm në politikë.

 

Burimi : Daily Mail

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *