Ja çfarë mendojnë burrat në të vërtetë për celulitin
Shpërndaje

Celuliti shpesh perceptohet si një nga problemet dhe komplekset më të mëdha për femrat. Me kalimin e moshës dhe sigurisht pakësimin e prodhimit të estrogjenit, bëhet gati e pashmangshme për një femër që mos të ketë celulitë.
Edhe pse për femrat celuliti duket se është tmerri i jetës së tyre dhe i bën të duken keq, për meshkujt ky nuk është ndonjë problem i madh. Ndaj nëse e keni pyetur veten se ç’mendon në të vërtetë partneri juaj për celulitin, atëherë duhet me patjetër të lexoni përgjigjet e këtyre burrave, referuar një studimi të fundit:
“Nuk i kushtoj shumë rëndësi dhe as nuk më intereson”.
“E bëj, por kjo nuk ndikon në përshtypjen time.”
“Dikujt i përshtatet më shumë se të tjerave.”
“Rrallë, dhe kjo varet nga gruaja. Ndonjëherë nuk është ndonjë gjë e madhe dhe madje një grua me celulit duket seksi.”
“E vërej, por nuk më intereson”.
“Është normale, është pjesë e jetës!”