Ja si i kompozojnë VIP-at pemët e Krishtlindjeve
Shpërndaje

Zakonisht në shumicën e vendeve të botës data 6 dhjetor shënon ditën e vendosjes së pemës dhe zbukurimeve në shtëpi. Por këtë vit për të zbutur disi zymtësinë e krijuar nga pasojat e Covid-19, shumë njerëz, qytete apo edhe personazhe VIP preferuan ta zbukurojnë më herët shtëpinë e tyre.
Vanityfair.it. shkruan se gjithçka është gati në shtëpinë e yjeve me pemë spektakolare, tradicionale ose minimaliste.
Ishte Kylie Jenner ajo që filloi dekorimet: duke shfaqur pasionin e saj për shtëpinë e zbukuruar. Që mes të nëntorit ajo përgatiti një pemë të madhe Krishtlindjesh në stilin minimalist në vilën e saj të madhe në Los Anxhelos.
Po ashtu Chiara Ferragni dhe Fedez filluan ta zbukurojnë pemën rreth një muaj para Krishtlindjes.
Të njëjtën gjë bëri edhe Alessia Marcuzzi e cila përgatiti pemën me vajzën e saj Mia, duke krijuar një moment të veçantë për to; u veshën në të njëjtën mënyrë dhe e zbukuruan pemën si çdo vit.
Me ardhjen e vajzës së saj të vogël, Gigi Hadid e shndërroi shtëpinë e saj në Pensilvani në një aoz magjik që përmban ngjyrat e festës.
”Pse të presësh një pemë kur mund të jesh pemë?”, theksoi Katy Perry, me ironinë e saj të zakonshme, në vend që të dekoronte shtëpinë, ajo zbukuroi veten si një pemë vezulluese.