DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Jam ndjerë e thyer’’ – Angelina Jolie rrëfen për kohërat e vështira

Shpërndaje

Në një intervistë për ‘’Entertainment Tonight’’, Angelina Jolie është shprehur se është ndjerë “e thyer” disa herë në jetën e saj, ashtu si karakteri i saj, Hannah Faber në filmin “Those Who wish me Dead”, i cili pritet të ketë lançimin së shpejti.

“Ne të gjithë kemi momente në jetën tonë kur ndihemi të thyer, dhe unë isha në një periudhë si kjo deri pak kohë më parë – pranoi Jolie – Unë kam përjetuar disa gjëra që më bënë të ndihem e shkatërruar.’’

Gjatë intervistës aktorja ka zbuluar një detaj mjaft interesant për fëmijët e saj. Jolie ka treguar se fëmijët e saj bashkohen dhe thurin ide se si ta bëjnë atë të qajë nga emocionet e bukura. Bëhet fjalë për datën 9 maj që në Shtetet e Bashkuara festohet si ‘’Dita e nënës’’.

“Ata e dinë që kjo do të thotë shumë për mua dhe nuk e harrojnë asnjëherë. Punojnë gjithmonë për të më befasuar me diçka. Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox mendojnë gjatë gjithë ditës që si ta bëjmë mamin të qajë. Ata mendojnë se është e rëndësishme që të më bëjnë gjithmonë të qaj dhe shpesh bëjnë shaka me faktin që unë përlotem shpesh”, deklaroi aktorja.

Kohët e fundit Angelina ka qenë në qendër të mediave rozë  të cilat flasin për një romancë mes saj dhe muzikantit amerikan të njohur si DJ Diplo.

‘’Jam ndjerë e thyer’’ - Angelina Jolie rrëfen për kohërat e vështira 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *