Jam shumë krenare për ty Amerikë! Rihana pershendet fitoren e Joe Biden si president i SHBA
Shpërndaje

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale ne SHBA diten e djeshme duke u konfirmuar si presidenti i 46-të i ShBA.
Lidhur me këtë ngjarje kane reaguar shume nga yjet botërorë, por jo vetëm amerikanë.
Listes se gjate te te famshmeve qe pershendeten fitoren iu shtua edhe këngëtarja nga Barbados, Rihanna, e cila vlerësoi figurën e Biden dhe të zëvendës-presidentes Kamala Harris.
“Fytyrat e krijuesve të historisë, shkelësve të kufijve dhe fituesve. Urime për të dy dhe kryesisht për popullin amerikan, Kaq punë për të bërë, aq shumë lëndime për të zhbërë”.
“Shkojmë! Jam shumë krenare për ty Amerikë!”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.