DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jennifer Lopez e fokusuar në karrierën e saj, pjesë e 5 prodhimeve kinematografike

Shpërndaje

Jennifer Lopez duket se është fokusuar në karrierën e saj më shumë se kurrë. Ylli i muzikës dhe ekranit do të jetë pjesë e 5 prodhimeve kinematografike gjatë këtij viti.

Ajo do të jetë protagonistja e prodhimit të ri të ‘’Netflix’’ me titull “The Mother”. Lopez, e cila gjithashtu shërben në rolin e bashkë-producentes së këtij projekti, të realizuar për platformën gjigante, do të portretizojë një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Lopez po ashtu do të luajë dhe do ta prodhojë adaptimin e ri të filmit “The Cipher”, po ashtu një prodhim i ‘’Netflix-i’’. Aktorja e cila njihet për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin “Shades of Blue”, në këtë projekt të bazuar në romanin best-seller të Isabella Malondos do ta luajë rolin e agjentes së FBI-së, Nina Guerrera. Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe “Marry Me”, “Shotgun Wedding” dhe “The Godmother”.

Ende nuk ka data të sakta të lansimit të filmit “The Godmother”, ndërsa lansimi i filmit “Marry Me” është shtyrë për shkurt të vitit 2022, shkaku i pasigurisë së shkaktuar në industrinë e filmit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Filmi “Shotgun Wedding” e rrëfen historinë e Darcyt dhe Tomit, të cilët vendosin të martohen në bregdet por dasma e tyre pengohet nga disa kriminel. Rolet protagoniste i luajnë 51-vjeçarja Jennifer Lopez dhe 48-vjeçari Josh Duhamel.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *