DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jennifer Lopez rikthehet në Vancouver për xhirimet e “The Mother”

Shpërndaje

Jennifer Lopez ka njoftuar se është rikthyer  në Vancouver për xhirimet e filmit të saj të ri, një bashkëpunim me Netflix të titulluar, “The Mother”.

Sikundër është bërë e njohur edhe më parë, ylli i showbizit do të portretizojë një vrasëse të rrezikshme, e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Xhirimet e “The Mother” kanë nisur prej një kohe të gjatë dhe duket se janë drejt fundit, por ende nuk ka një datë të saktë të lancimit të filmit.

Jennifer Lopez rikthehet në Vancouver për xhirimet e “The Mother” 1Lopez ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, në mes së cilave edhe “Marry Me” (i cili do të ketë premierën në shkurt të vitit 2022) dhe “The Godmother”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *