DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jeta e re në SHBA e Princ Harry, fillon punë si ekzekutiv i ’’BetterUp’’

Shpërndaje

Mediat në SHBA shkruajnë se Princ Harry ka pranuar një punë në Silicon Valley, si menaxher në “BetterUp”, një kompani start-up me vlerë mbi një miliard dollarë, e cila bën trajnime dhe këshillime për profesionistët për mirëqenien psikologjike në vendin e punës.

Në rolin e tij të ri si shefi i ndikimit, princi do të kontribuojë në vendimet për strategjinë e produkteve dhe iniciativat bamirëse të ’’BetterUp’’.

“Shumë shpesh, për shkak të pengesave shoqërore, vështirësive financiare ose frikës nga stigmatizimi, shumë persona nuk përqendrohen në shëndetin e tyre mendor derisa janë të detyruar nga kushtet që ta bëjnë atë.  Unë dua të ndihmoj, të ndikoj në jetën e njerëzve”, tha Harry për “The Wall Street Journal”, duke shpjeguar pse ai vendosi ta pranonte punën.

Kjo është hera e parë që ai do të punojë si një njeri i zakonshëm me një rrogë bazë në përpjekjen për të siguruar pavarësinë financiare nga familja mbretërore britanike.

Harry dhe Megan  pritet të përfitojnë miliona dolllarë nga marrëveshjet që kanë me Netflix dhe Spotify.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *