DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy Star Inspiration

Joe Biden dhe Kamala Harris “Personalitetet e vitit” të revistës “Time”

Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris janë zgjedhur “Personalitetet e vitit” nga revista Time, pas fitores së tyre ndaj Donald Trump.

Joe Biden, i cili do të betohet si presidenti i SHBA-së më 20 janar dhe Kamala Harris, u zgjodhën para disa finalistëve të tjerë, midis tyre lëvizja kundër pabarazive raciale shkaktuar nga vdekja e George Floyd në fund të majit në Minneapolis, doktori Anthony Fauci dhe personeli shëndetësor ndaj koronavirusit dhe Donald Trump.

Kopertina e revistës tregon një imazh të Joe Biden, dhe Kamala Harris, shënuar me titullin “Ndryshimi i historisë së Amerikës”.

“Për të ndryshuar historinë e Amerikës, për të treguar që bashkimi fiton mbi ndarjen, për të ofruar një vizion të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë për revistën “Time” personalitetet e vitit 2020″, thekson revista.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ