Joe Biden flet pas takimit me Mbretëreshën Elizabeth
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pas Samitit të G7 ishte i ftuar per nje caj ne shtepine e Mbretereshes Elizabeth.
Kjo ishte hera e pare qe ata takoheshin pas nje kohe relativisht te gjate qe nga viti i larget 1982.
’’Patëm një bisedë të shkëlqyer. Ajo eshte nje grua e hijshme, me kujton nenen time’’- tha ai pasi takoi për herë të parë Mbretëreshën si President i 12-të i SHBA-së.
Sipas CNN, takimi i së dielës ishte hera e parë që mbretëresha takohej privatisht me një udhëheqës botëror që kur pandemia e koronavirusit ndaloi audiencat private dhe darkat shtetërore.
Takimi i së dielës në Kalanë Windsor erdhi në përfundim të samitit G-7 në Cornwall, Angli, ku udhëheqësit botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të luftuar koronavirusin, ndryshimin e klimës dhe rritjen e ndikimit të Kinës. Mbretëresha përshëndeti personalitete të huaja të mbërritura të premten në një pritje hapëse.