DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Uncategorized

Joe Biden zgjidhet Presidenti i Shteteve të Bashkura

Shpërndaje

Pas përfundimit të numërimit të votave në Pensilvani, Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai ka marrë 20 votat elektorale të këtij shteti duke tejkaluar kështu pragun prej 270 votash të nevojshme për tu shpallur president i SHBA.

Së fundmi, ai ka fituar dhe në Nevada duke e çuar numrin total të votave në 290 vota elektorale.

Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti  i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka reaguar në Twitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”.

“Puna që kemi përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Do të jem Presidenti i të gjithë amerikanëve – edhe nëse keni votuar për mua, ose jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”.

Zv-presidentja Kamala Harris do të jetë gruaja dhe personi i parë me ngjyrë që merr këtë post të rëndësishëm në drejtimin e vendit.

77-vjeçari do të jetë presidenti më i madh në moshë në historinë e Shteteve  të Bashkuara.

Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga presidenti Barack Obama, për numrin më të madh të votave popullore.

Burimi: Euronews.al

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *