DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Jorida Tabaku ,Nje Shembull Per tu Ndjekur!

Shpërndaje

Jorida Tabaku, nje shembull per tu ndjekur nga cdo vajze qe ka endrra per te ecur perpara dhe per te qene e suksesshme me forcat e saj,me dinjitet,me studim e pune te vazhdueshme!

Nje vajze ,Studente,Profesoreshe,Nene ,Politikane,Mbeshtetese e Komunitetit dhe Shoqerise e Shkelqyer!

Urojme te kemi sa me shume Jorida , jo vetem ne Parlament por ne cdo fushe te shoqerise!

Jorida Tabaku është politikane shqiptare, kandidate per deputete e Partisë Demokratike.

Jorida, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave në ekonomi.

Duke filluar nga 2002, Jorida ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe bashkëautore e tekstit shkollor universitar mbi Qeverisjen e Korporatave. Jorida ka qenë Drejtore Ekzekutive e SIFE Shqipëri (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) dhe u angazhua në mënyrë aktive në aktivitetet e shoqërisë civile. Në vitin 2005, menjëherë pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Britani të Madhe, Jorida u punësua si një konsulent lokal në projektin e DFID-it për Forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike në Shqipëri, i zbatuar nga REPIM, duke punuar ngushtë me Parlamentin në analizën e buxhetit, dhe me Ministrine e Financave dhe ministritë e linjës në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Gjatë kësaj periudhe ajo ka marrë pjesë në studime të ndryshme hulumtuese dhe botuar artikuj në revista akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, qeverisjes së korporatave, financimin e institucioneve të arsimit të lartë, procesin e privatizimit, menaxhimin financiar publik, etj.

Në vitin 2009, Jorida u emërua Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, një pozicion që ajo e mbajti deri në mes të vitit 2011. Në Ministrinë e Integrimit Evropian Jorida ishte përgjegjëse për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe duke ndjekur me prioritet agjendën politike të integrimit evropian. Nën drejtimin e saj Ministria krijoi strukturat e nevojshme përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE-së. Ajo ishte e angazhuar veçanërisht në pyetësorin e BE-së dhe përgatitjen e planit të veprimit mbi 12 prioritetet.

Në 2011, Jorida kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe në Korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Gjatë dy viteve që ajo punoi për Bashkinë e Tiranës ajo u përfshi në mënyrë aktive në hartimin e Planit Urban të Tiranës, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e lagjeve të vjetra të Tiranës, ende të banuara nga familje autoktone të Tiranës. Si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Jorida udhëhoqi procesin e planifikimit të investimeve në kryeqytet, Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Menaxhimin Financiar. Ajo punoi intensivisht për paketën e re fiskale dhe politikat e nxitjes së sipërmarrjeve dhe të punësimit, veçanërisht për të rinjtë.

Ne vitin 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *