DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter

Shpërndaje

Historia, atraksionet e famshme, ushqimi i shijshëm dhe hotelet mahnitëse jane disa nga arsyet qe  na tërheqin në një destinacion të caktuar. Cilido qoftë motivimi juaj, ne kemi përmbledhur disa vende shume interesante, të cilat duhet t’i vizitoni patjeter.

Pra, çfarë e bën një udhëtim të denjë? Kjo përgjigje ndryshon nga një udhëtar tek tjetri, por një gjë është e sigurt: Nga safaret afrikane te udhëtimet klasike rrugore, kjo listë do t’ju bëjë të dëshironi të planifikoni aventurën tuaj të radhës sa më parë.

Paris, Francë

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 1

Të shikosh dritat e Kullës Eifel, të shikosh vepra arti në muze të njohur me famë botërore, të konsumosh enbelsira të shijshme franceze: këto janë vetëm disa nga arsyet e panumërta që Parisi meriton një vend në listën tuaj. Sigurisht, destinacione të tjera franceze si Mont-Saint-Michel, Chamonix dhe Riviera gjithashtu ia vlen të vizitohen.

Italia

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 2

Të vendosësh se cili duhet të jetë destinacioni juaj i radhës midis qyteteve historike dhe të pasura me kulturë të Romës, Venecias dhe Firences mund të jetë shumë i vështirë, kështu që i gjithë shteti i Italisë, duke përfshirë kodrat e Toscanës dhe Bregun e bukur të Amalfit e Sardenjen mahnitese meriton patjetër një vend në listën tuaj.

Greqia

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 3

Nga shtëpitë blu me të bardhë të Santorinit në atmosferën çlodhëse të Milos, ekziston një ishull grek i përsosur për çdo lloj udhëtari. Eksplorimi i ishujve ju jep mundësinë te përjetoni emocione te paharruara, por ato që mund t’ju ofrojnë qytete të tilla si Athina nuk duhen lene pa vizituar gjithashtu.

Petra, Jordani

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 4

Qyteti antik mahnitës i Petras përbëhet nga disa struktura mbresëlënëse të gdhendura në faqet e shkëmbinjve ranorë, duke përfshirë Al-Khazneh-in e famshëm. Qyteti daton mijëra vjet më parë, duke e vlerësuar këtë vend pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky do të ishte një destinacion që nuk duhet ta humbasin kurrsesi të pasionuarit e historisë.

India

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 5

Ashtu si vendet e tjera në këtë listë, India ka destinacione të panumërta që ia vlen të eksplorohen, por një nga atraksionet më të famshme që udhëtarët ëndërrojnë të shohin vetë është Taj Mahal. Ky mauzole prej mermerit të bardhë i shekullit të 17-të ka tërhequr vizitorë në Agra për vite me radhë. Udhëtarët që duan ta bëjnë këtë udhëtim në komoditet dhe luks të plotë, mund ta bëjnë atë me tren në bordin e Maharajas ‘Express (me një ndalesë në Taj Mahal).

Maldivet

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 6

Maldivet janë sinonim i relaksit, luksit dhe romancës. Qëndrimi në shtëpizat njëkatëshe mbi ujërat blu në gurkali është padyshim një prej destinacioneve që ju duhet të vizitoni patjetër.

Udhëtimet klasike automobilistike në Amerikë

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 7

Udhëtimi automobilistik klasik është një ndër më popullorët në Amerikë dhe destinacionet që janë të arritshme nëpërmjet rrugëve automobilistike janë të shumta. Parqet kombëtare të mrekullueshme të vendit, duke përfshirë Grand Canyon, Yellowstone dhe Yosemite, mund të eksplorohen më së miri në një udhëtim rrugor me ndalesa në qytete të vogla dhe atraksione të ndryshme gjatë rrugës.

Australia

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 8

E quajtur një nga mrekullitë natyrore të botës, Great Barrier Reef është patjetër një prej destinacioneve që ju duhet të vizitoni me patjetër. Vija bregdetare e mrekullueshme e Australisë, Shtëpia ikonike e Operës së Sidneit dhe krijesat e veçanta si kangurët dhe koalat janë gjithashtu arsye për të shkuar në këtë destinacion.

Safari Afrikan

Ju pelqejne udhetimet? Njihuni me disa vende interesante qe duhet ti vizitoni patjeter 9

Të shohësh kafshë madhështore si luanët, elefantët dhe rinocerontët në një natyrë të vetme është një ëndërr që mund të realizohet më së miri nëse ju vizitoni një safari afrikan. Afrika e Jugut, Tanzania, Ruanda dhe Kenia janë ndër destinacionet më të njohura të safari dhe në secilin prej atyre vendeve, ju do të gjeni operatorë turistikë profesionistë që mund t’ju ndihmojnë të shikoni këto krijesa në habitatin e tyre natyror.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *