DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

JULIA ROBERTS: JA PËR ÇKA FRIKËSOHEM

Shpërndaje

Julia Roberts është ndër të vetmet aktore që nuk ka bërë ndërhyrje në trup, pavarësisht se kohërat kanë ndryshuar dhe tregu po e impononon kirurgjinë plastike “për të mbijetuar” në fushën e modelingut, apo kinematografisë. 

Julia Roberts e pyetur nëse i trembet plakjes, ajo është shprehur me fjalët e mëposhtme:

“Po plakem me dinjitet, humor dhe qetësi. Nuk kam qenë asnjëherë pro lifting apo botoksit dhe e di që per këtë zgjedhje që kam bërë në jetë dhe për standardet e Hollivudit, po rrezikoj karrierën time. Ama në qoftë se nuk duan të më japin një rol, sepse mund t’u dukem e moshuar, le të mos ma japin. Unë e kam kuptuar se në botën e kinematografisë, nuk duhet marrë asgjë shumë seriozisht.

Njoh shumë nëna që mezi ia dalin të mbërrijnë në fund të muajit: këto janë problemet e vërteta, këto janë gratë që adhuroj, që mbeten të bukura dhe plot guxim, edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht kam frikëra të tjera në jetë, përtej plakjes që është proces natyral i organizmit. Për mua e rëndësishme është të jem mirë dhe t’i kem mirë familjarët e mi. Jam me fat dhe e vlerësoj gjithçka që kam. I falënderoj çdo ditë burrin dhe fëmijët e mi.

Për këto arsye, për mua momentet më të rëndësishme gjatë ditës nuk janë ato që kaloj në xhirime, por ato kur unë i përgatis mëngjesin familjes dhe hamë së bashku duke folur për çfarë kemi bërë dhe çfarë na pret përgjatë ditës. Ky është momenti më magjik i rutinës sime”./bota.al

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *