Justin Bieber, artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave
Shpërndaje

Ylli i popit Justin Bieber është zyrtarisht artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë. 27-vjeçari ka 8.8 milionë dëgjues më shumë se The Weeknd, i cili u rendit i dyti me 74.5 milionë. Ed Sheeran doli i treti me 72.4 milionë, ndërsa Ariana Grande e cila dikur theu rekordin e Spotify me 82 milionë dëgjues mujorë, tani ka rreth 59.8 milionë dëgjues te tille.
Suksesi i tij i madh vjen nga albumi i fundit dhe projekti me The Kid LAROI, ”Stay”, i cili qendroi në vendin e parë të Billboard për gjashtë javë rresht.