Kanye West nuk ‘’heq dorë’’ nga Kim Kardashian, i jep fund lidhjes me modelen e njohur
Shpërndaje

Duket se pas ndarjes me Kim Kardashian, jeta sentimentale e Kanye West është e luhatur. ‘’Page Six’’ raporton së fundmi se reperi 44-vjeçar i ka dhënë fund romancës me modelen 22-vjeçare Vinetria. Marrëdhënia e reperit të hitit “Runaway” me Vinetrian u raportua për herë të parë në nëntor dhe një burim i tha ‘’Page Six’’ në atë kohë se ata ishin të lidhur prej pak kohësh.
Ndarja vjen pas lutjes së Kanye-t për ish-gruan e tij, Kim Kardashian, që të ‘kthehej’ tek ai në koncertin e tij të fundit me reperin Drake.
Në intervistën e tij të gjerë në 4 nëntor për Drink Champs, Kanye iu referua Kimit si ‘gruaja’ e tij në kohën e tashme dhe pretendoi se ai nuk ishte divorcuar ende prej saj, ndërsa kritikonte monologun e saj në Saturday Night Live, i cili prekte divorcin e tyre.
Deri më tani, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” duket se po i injoron lutjet publike të ish-it të saj dhe ajo nuk ka hequr dorë nga marrëdhënia e saj e re me Pete Davidson.