Kanye West revoltohet me ‘’Forbes’’ : Më nënvlerësuan
Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë prestigjiozja ‘’Forbes’’ botoi një artikull për Kanye West, duke e kategorizuar për herë të parë si miliarder. Në bazë të përllogaritjeve, reperi ka një pasuri prej 1.3 miliardë dollarësh, por duket se ai nuk është i kënaqur nga ky investigim i ‘’Forbes’’. Sipas reperit vlera e pasurisë sipas tij arrin në 3.3 miliardë dollarë.
Reperi i ka dërguar një mesazh përfaqësuesit të revistës ku ka shkruar: “Nuk është 1.3 miliardë. Janë 3.3 miliardë dollarë, por asnjë tek ‘Forbes’ nuk di të llogarisë”.
West nuk u përfshi në listën e miliarderëve që “Forbes” publikon çdo vit, për shkak të mungesës së dokumentacioneve që vërtetonin pasurinë e tij.