DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kanye West shfaqet i penduar:Kam gabuar në marrëdhien me Kim

Shpërndaje

Kanye West teksa foli për martesën e tij në eventin e ‘’LA Mission’’ për të ofruar 1000 vakte në ‘’Skid Roë’’ përpara Ditës së Falënderimeve, u shfaq i penduar për gabimet që kishte bërë në raport me gruan e tij Kim Kardashian.

“Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni – por jam këtu për të ndryshuar”.
Kanye foli për statusin e lidhjes pasi romanca e re e Kardashian me Pete Davidson vazhdon të jetë në titujt kryesorë të mediave rozë.

West, i cili ka katër fëmijë me Kardashian – North, tetë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalm, dy muajsh – tha se prindërimi mbetet prioriteti i tij më i rëndësishëm në mes të kohës së trazuar.
Në fjalimin e tij, West foli gjithashtu për ndikimin e madh që ai dhe ish-gruaja e tij kanë në publik dhe aludoi për pabarazitë ekonomike me të cilat përballet vendi.

Kanye tha gjithashtu se ai pa Kimin dhe fëmijët e tyre atë ditë: “Kjo Ditë Falënderimi ka të bëjë me rivendosjen e marrdhenieve familjare. Këtë mëngjes u ndjeva kaq i bekuar që u zgjova, bëja një stërvitje dhe isha në gjendje të shkoja me makinë në shtëpinë time dhe të shihja gruan dhe fëmijët e mi. Ashtu është, thashë gruaja ime dhe fëmijët e mi, dhe dua që të gjithë të luten që familja ime te mbetet e bashkuar.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *