DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Karriera dhe mëmësia, këshilla si të ktheheni në punë pas shtatzënisë

Shpërndaje

Për shumë gra, kthimi në punë pasi janë bërë nëna është sfiduese. Përgjegjësitë e reja e bëjnë edhe më të vështirë përkushtimin e plotë në punë dhe në familje.

Megjithatë ne sot njohim edhe shumë modele të suksesshme zonjash të cilat janë të suksesshme në karrierë dhe kanë po ashtu një familje të shëndetshme.

Për të ndihmuar veten të ktheheni në majat e karrierës dhe rriteni profesionalisht edhe duke qëndruar në shtëpi ne ju sugjerojmë të ndiqni këshillat e mëposhtme:

Merrni një kualifikim ‘online’

Shumë nëna nuk duan thjesht të kthehen në punë pas pushimit të lindjes, por ato duan të kthehen në punë në pozicionin e ëndrrave të tyre. Nëse e doni këtë mos rrini në vend pa lëvizur. Kohën që keni në dispozicion gjatë pushimit të lindjes mund ta shfrytëzoni për të mësuar një aftësi të re.

Mos i humbi kontaktet

Njerëzit lëvizin në punë dhe industri të ndryshme gjatë gjithë kohës ndaj para se të ktheheni në punë duhet të përpiqeni të rilidheni me rrjetin tuaj. Ju mund ta bëni këtë duke dërguar një mesazh, një telefonatë për ti ftuar për të konsumuar një kafe së bashku.

Mos u ‘zhdukni’ nga rrjetet sociale

Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa humbja e ndjekësve dhe vëmendjes në profilin e rrjeteve sociale të biznesit tuaj. Shumë njerëz me mendje në karrierë janë jashtëzakonisht të pranishëm në rrjete sociale si një mënyrë për të krijuar markën e tyre personale dhe për t’u lidhur me të tjerët që punojnë brenda industrisë së tyre. Sidoqoftë, nëse ndaleni së postuari dhe të qenit aktiv, mund të zbuloni se e gjithë puna e vështirë që keni bërë zhbëhet.

Bisedoni me nënat e tjera me karrierë

Për të motivuar veten, duhet të flisni me nënat e tjera në karrierë që kanë qenë në të njëjtën pozitë si ju ose të lexoni në internet blogje të nënave që punojnë. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni këshilla për ekuilibrimin e jetës, punës dhe familjes që ka funksionuar më parë për të tjerët dhe të fitoni mbështetjen emocionale që ju nevojitet për ta bërë kthimin tuaj në punë të suksesshëm.

Rishikoni CV-në tuaj

Si nënë e re, rezymeja juaj do të jetë ndryshe në mënyrë drastike sesa ishte para se të ngelnit shtatzënë. Për shembull, duhet ta plotësoni me aftësi dhe kualifikime të reja që keni fituar gjatë pushimit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *