Katalogu i Bob Dylan shitet për 300 milion dollarë
Shpërndaje

Grupi Universal i Botimeve të Muzikës (UMG) janë ‘pronarët’ e rinj të katalogut të plotë të lirikave të këngëve të legjendës së muzikës amerikane Bob Dylan.
“Duke sjellë në UMG katalogun e gjerë dhe të shkëlqyer të këngëve të Dylanit, për një çast ne kemi transformuar përgjithmonë trashëgiminë e kësaj kompanie”, tha drejtori ekzekutiv, Lucian Grainge, në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen. Marrëveshja përfshin hite klasike të 79-vjeçarit.
Sipas ‘’New Yourk Times’’ blerja ka shkuar mbi 300 milion dollarë.
Gjatë karrierës së tij 60-vjeçare Dylan, ka regjistruar mbi 600 këngë dhe pothuajse 40 albume në studio.